KryesoreMaqedoni

Hazbi Lika, pritet ta mbështesë Blerim Rekën dhe më pastaj, të kalojë në Lëvizjen Besa?

Sipas të përjavshmes “Fokus”, zëvendës-kryeministri për zbatimin e  marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika pritet të mbështesë kandidatin shqiptar në zgjedhjet presidenciale, Blerim Rekën.

Sipas gazetës, duke iu referuar burimeve të brendshme të Lëvizjes Besa, Hazbi Lika pritet të aderojë në Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit. Sipas të njëjtave burime, e gjitha kjo do të zyrtarizohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe tani për tani, Lika do të dalë vetëm në mbështetje të kandidatit të pavarur dhe të mbështetur nga opozita shqiptare.

Pas vendimit të qeverisë, gjegjësisht LSDM dhe BDI-së dhe mbështetjen e VMRO-së për shpërbërjen e sekretariatit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e ministrisë për sistem politik dhe multikulturalizmin, ka tendosur marrëdhëniet në mes subjektit politik të BDI-së dhe Hazbi Likës.