SportiTë fundit

KF Lugina në pozitën e parë të tabelës, shumë afër kalimit në një ligë më lartë

Klubi Futbollistik Lugina nga Presheva pas fitores si mysafirë ndaj ekipit Mlladost prej 0:3 përsëri është ngritur në pozitën e parë në tabelë, një xhiro para fundit të kampionatit.

Në favor të preshevarëve ishte edhe rezultati nga ndeshja tjetër Vihor-Mineralac 2:2.

Edhepse me pikë të barabarta, KF Lugina në ndeshje direkte por edhe me golaverazh është shumë më e mirë se pretendenti Mineralac nga Vranjska Banja.

Në xhiron e fundit, Lugina luan në Preshevë dhe është favorit apsolut ndaj ekipit Radniçki nga Vranja.

Me fitore, KF Lugina inkuadrohet një ligë më lartë dhe i bashkohet KF Tërrnoci në ligën Zona-Jugu.