FC Lindorët shpallen kampion në turneun tradicional Dëshmorët e Kombit
Pavarësisht mosmbështetjes financiare nga Komuna e Preshevës në vitin 2021, FC Lindorët vazhdojnë të dëshmojnë që janë klub tejet serioz.
Në Turnirin tradicional për Dëshmorët e Kombit, FC Lindorët shpallen kampion të padiskutueshëm ku në finale mposhtën ekipin nga Rahovica “Xhamia e vjetër Rahovicë” me rezultat 6:0. 30 ekipa ishin pjesëmarrëse në këtë turnir.
FC Lindorët do të vazhdojnë pjesëmarrjen në turniret lokale deri në fillimin e sezonit të ardhshëm, duke pritur mbështetjen e Komunës dhe sponzorëve.