Shqipëri

Shqipëri: E krishtera që agjëron, ndjej plotësim shpirtëror

Rreth 80% e banorëve të Delvinës i përkasin besimtarë myslimanë. Në këtë muaj të Ramazanit pjesa me e madhe agjërojnë mirëpo agjërimit i bashkohen edhe besimtarë ortodoks

Elsa një besimtare ortodokse e motivuar nga vajza e saj agjëron përgjatë gjithë muaji të Ramazanit.

“Vajza ime ju fut kësaj rruge mua më pëlqeu sepse nga kjo merret anët pozitive të jetës futej në një rrugë të drejtë për shumë gjëra. Për të mos e lënë vetëm se më dukej sikur vuante dhe mendova të vuaja dhe unë bashkë me të. Vitin e parë e kisha pak të vështirë më pas e ndjeja sikur më mbushte nga brenda dhe shumë dëshira më janë plotësuar.”

“Ka shumë njerëz kryesisht femra ortodokse dhe të feve të tjera, që agjërojnë gjatë gjithë muajit të Ramazanit. Kam fqinje që agjërojnë, gra ortodokse. Në net e veçanta ka dhe plaka dhe gra të reja ortodokse që agjërojnë në ditët e mira.”- thotë Myftiu i Delvinës Beldar Ali