Bota

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 20,100 trupa

Ukraina pretendon se 20,100 trupa ruse janë vrarë dhe 1.982 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar, që nga 24 shkurti kur ka nisur pushtimi nga Rusia.

Pajisjet e tjera ushtarake që janë zhdukur përfshijnë 145 helikopterë, 762 tanke dhe 163 avionë, raporton Sky News të shtunën.

Muajin e kaluar, Rusia pretendoi se 1,351 trupa të saj kishin vdekur nga lufta në Ukrainë.

Megjithatë, NATO vlerësoi më 24 mars se 7,000 deri në 15,000 ushtarë rusë ishin vrarë deri tani.