FutbollSporti

City rikthehet në krye të tabelës pas fitores ndaj Cardiffit

Manchester City e ka mposhtur Cardiff Cityn (2-0) në Etihad Stadium dhe është rikthyer në krye të tabelës së Ligës Premier.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e gjashtë të takimit me golin e Kevin De Bruyne, i cili u asistua nga Aymeric Laporte.

Pa përfunduar pjesa e parë (44′), nikoqirët shënuan edhe një herë me anë të Leroy Sane, i cili pranoi një asistim nga Gabriel Jesus.

Leroy Sane e shënoi golin e dytë (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

City e vazhdoi dominimin e ndeshjes edhe në pjesën e dytë duke krijuar rast pas rasti, por mungonte konkretizimi.

Kjo fitore e pozicionon Manchester Cityn në krye të tabelës me një pikë më shumë se rivali i sivjetmë për titull, Liverpool.

Cardiff City mbetet në zonën e rrezikut, në pozitën e 18-të në tabelë dhe rrezikon rënien nga elita e futbollit anglez.

Ndeshja e radhës për ekipin e Pep Guardiolas në Ligën Premier është kundër Crystal Palace, kurse Cardiffi luan si mysafir i Burnleyt.