Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë shumë i ngushtë mes Macron dhe Le Pen

Televizioni francez TF1 ka dalë me parashikimet se kush do të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Francë pas dy javësh.

TF1 ndërkaq ka realizuar një sondazh për raundin e dytë, sipas të cilit Macron do të fitojë me 51 për qind të votave, ndërsa Le Pen 49 për qind.

“Ai (Macron) mund të ketë fituar raundin e parë me pesë pikë, por ky sondazh i cili është transmetuar nga një prej dy rrjeteve të mëdha televizive tregon se kjo garë nuk ka përfunduar. Kjo është arsyeja pse Macron dhe Le Pen tani do të duhet të luftojnë për çdo votë”, shkruan BBC.