Doris Pak ia përmend Vuçiqit afërsinë me regjimin e Millosheviqit, kjo është porosia për të
Nuk kam kuptuar seriozitetin e mbështetjes ndaj republika Serbe prej pushtetit aktual në Serbi, në kuptimin e aksioneve të drejtuara kundër shtetësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, ka thënë ish-raportuesja e parlamentit evropian gjermania Doris Pak, shkruan “Danas”.
Ndoshta politikanët serb kanë aso ide, por jo edhe presidenti i Serbisë. Për ardhmërinë e Serbisë në BE është me rëndësi të kuptohet se dy etnitetet në Bosnje dhe Hercegovinë – Republika Srpska dhe Federata Kroate-Boshnjake siç kanë bërë 16 vende në Gjermani
Si vlerësoni propozimet për caktim të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës që pëshpëritet nga politika zyrtare dhe një pjesë e pushtetit në Kosovë?
“Ndarja e Kosovës mund të jetë fillim i tentimeve tjera të ndryshimit të kufijve në Ballkan. Asnjë problem nuk do zgjidhet ashtu, në fund të fundit, anonimët e tillë do merrnin mbështetje edhe përgjigje.
A mendoni se protestat kundër Vuçiqit që zgjasin tash e tre muaj janë të arsyeshme?
“Nëse aq njerëz të profileve edhe përcaktimeve të ndryshme qëndrojnë prapa protestave duhet të ketë arsye të qëndrueshme. Unë nuk mund të gjykoj nga jashtë. Qeveria duhet të dëgjojë dhe aq sa ka mundësi të bëjë çfarë duhet të zgjidh ato probleme.
A shihni te Vuçiq dike që ka mbështetje në BE pasi ka shpreh gatishmëri të vendos pikën në çështjen e Kosovës?
“Po mendoj se ashtu është, sepse ai ka shpreh gatishmërinë që të shkohet në fund. Ai dikur ishte politikan i ri, i afërm me ata që instaluan regjimin e apartiedit në Kosovë, që në fund solli pavarësinë. Prandaj ai është që më mirë se askush tjetër të gjej daljen nga situate që është e rëndë për të dy palët. I dëshiroj sukses”.