Lulzim Basha jep dorëheqje nga Partia Demokratike
Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Partisë Demokratike. Vendimin e ka komunikuar sot pasdite gjatë një takimi me grupin parlamentar, Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve.
“Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh të pavërteta si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve. Kjo nuk është një tërheqje, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur për karrigen e kryetarit”, tha Basha.