Kryesore

Historiani serb kritikon Vuçiqin dhe opozitën në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po vazhdon me mitingje “për të ardhmen” në qytetet e Serbisë.

Sot ai ka qëndruar në Zrenjanin, ndërsa i ka ftuar qytetarët që në numër sa më të madh të shkojnë në Beograd më 19 prill në mitingun përmbyllës.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë ata do të tregojnë se sa e fuqishme është Serbia si shtet demokratik, modern dhe krenar.

“Që t’ju tregojmë se do ta ruajmë Serbinë tonë nga dhunuesit, që me laps do ta zgjidhim të ardhmen tonë, e jo me motorsharra dhe shufra metalike”, ka thënë Vuçiq.

Këto mitingje Vuçiq i ka nisur si kundërpërgjigje ndaj demonstratave të opozitës atje, të cilët me muaj të tërë po protesojnë me moton “1 nga 5 milionë”, duke kundërshtuar pushtetin e dhunshëm serb dhe duke kërkuar dorëheqjen e presidentit serb.

Sigurisht Vuçiqi i shfrytëzon këto mitingje që të flas edhe për Kosovën, duke çuar edhe mesazhe kërcënuese ndaj shtetit tonë.

Duke folur për opozitën në Serbi, ai ka thënë se ata po krijojnë atmosferë të dhunës në shoqëri dhe më pas e ka shpalosur edhe “mesazhin” për udhëheqjen.

“Udhëheqjes politike në Kosovë iu ka thënë se Serbia do të dijë ta ruaj paqen dhe qytetarët”, raportojnë mediat serbe.

“Do të kemi më shumë fuqi sesa kurrë më parë që ta mbrojmë popullin tonë nëse vijmë deri tek ajo situatë”, ka qenë mesazhi kërcënues i Vuçiqit ndaj Kosovës.