Anulohet tenderi për Tregun ditor në Preshevë
Komisoni republikan aprovon ankesën e kompanisë “B&L Planet” d.o.o. nga Presheva, për shkak të diskriminimit nga komuna e Preshevës me rastin e tenderit të Tregut ditor.
Pas ankesës së drejtuar Komisionit republikan për prokurime publike, lidhur me kushtet e tenderit të cilat i ka përgatitur komuna e Preshevës për projektin e ndërtimit të objektit të Tregut ditor, janë hasur një sërë shkeljesh ligjore, duke ua pamundësuar kompanive lokale pjesëmarrjen në këtë tender.
Komisioni republikan ka konstatuar shkeljet nga ana e komunës së Preshevës, duke e anuluar tenderin.Sipas Komisionit republikan, tenderi duhet të përsëritet prap, edhe atë në kushte pa diskriminim.