Shqiprim Arifi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Ilir Boçka
Alternativa për Ndryshim, njoftoi se sot në selinë e partisë mirëpriti ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Ilir Boçkën, përcjell Ministria e Lajmeve. Temë kyçe diskutimi ishte zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Njoftimi i plotë :
Në selinë e Alternativës për Ndryshim, sot mirëpritëm mikun tonë, ambasadorin e Shqipërisë ?? z. Ilir Boçka.
Takim konsultativ dhe vlerësim më konciz mbi punën e spektrit politik në lidhje me mundësinë e unifikimit për Zgjedhjet Parlamentare, me theks të veçantë rikonfirmimin e Marrëveshjes së Tiranës së vitit 2020.
Vizita e z.Boçka tregon se Marrëveshja e Tiranës vazhdon të jetë prezente ashtu siç jemi pajtuar të gjithë dhe se angazhimi i Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm për Luginën nuk mungon.