Kryesore

Vuçiq: Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, por s’do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më në fund prononcohet pēr ngjarjet që kanë të bëjnë me Ukrainën dhe Rusinë, transmeton Ministria e Lajmeve

@Pas nesh, por edhe për të gjithë qytetarët e Europës, janë ditë të vështira. Për ne në Serbi ditët janë veçanërisht të vështira për shumë arsye dhe nuk janë aspak ditë të lehta. Prandaj kemi mbajtur qëndrim të bashkuar për çështjen e krizës në Ukrainë dhe për atë se çfarë duhet të ndërmarrin “organet tona shtetërore në periudhën e ardhshme – tha Vuçiq në fillim të fjalimit të tij.

Sipas tij, ditët e kaluara janë përballur me presion të madh, por kanë marrë një vendim të matur.

  • Serbia e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të çdo vendi, përfshirë Ukrainën. Serbia ofron mbështetje të plotë dhe parimore për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe beson se ruajtja e paqes është thelbësore”, tha Vuçiq dhe shtoi:
  • Kur të shqyrtohet nevoja për vendosjen e sanksioneve kundër çdo shteti, Serbia do të udhëhiqet ekskluzivisht nga mbrojtja e interesave të saj jetike dhe ekonomike. Si një vend që ka përjetuar sanksione, Serbia beson se nuk është interesi i saj jetik që të vendosë sanksione ndaj ndonjë vendi në këtë moment.