Lajme

Ky është gazetari tjetër grek pro-rus që bën propagandë kundër Kosovës

Në nëntor të vitit 2017, gazetari Marcus Papadopoulos u bë lajm në mediat britanike. Ai ishte parë në darkë me Jeremy Corbyn, liderin opozitar britanik dhe kryetarin e Partisë Laburiste.

Gazetari Papadopoulos njihet si promovues i propagandës ruse.

Gazeta britanike “The Times” shkruante aso kohe se Papadopoulosit duhet t’i hiqet akreditimi si gazetar në Britani të Madhe.

Alison McGovern dhe John Woodcook nga Partia Laburiste akuzonin Papadopoulosin si person i propagandës ruse dhe iraniane, shkruan Ballkani.info.

Marcus Papadopoulos, 39 vjeçar, kishte akreditim për qasje në Parlamentin britanik si redaktor i revistës Politics First, një revistë me tirazh 1000 copë.

Ky i ashtuquajturi gazetar e proklamon vetën edhe si ekspert për Rusinë dhe ish Jugosllavinë, si dhe komentator për situatën në Siri dhe politikën britanike. Ai jeton në Londër dhe ka shtetësi britanike.