Konfiskohen 300 kilogramë marihuanë në Tërnocin e Madh
Pjesëtarët e Shërbimit Kundër Drogës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, kanë arrestuar pesë persona në lidhje me kontrabandën e 300 kilogramëve marijuanë të konfiskuar në rrugën ndërmjet fshatrave Tërnovc të Madh dhe Turi të komunës së Bujanocit, transmeton Ministria e Lajmeve
E. N. (1972), M. A. (1987), F. L. (1993), B. S. (1982) dhe A. T. (1953) janë arrestuar “për ekzistimin e shkaqeve të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”.
“Të dyshuarit janë arrestuar në tentativë për dorëzimin e marijuanës, të cilën e kanë transportuar me furgon në rrugën ndërmjet Tërnovec të Madh dhe fshatit Turija, dhe gjatë kontrollit në lokalet dhe automjetet që kanë përdorur, janë gjetur 87 pako me marijuanë, të përgatitura për shitje
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës do të dërgohen në prokurorinë kompetente në afatin ligjor”, thuhet në njoftimin e MPB-së.