Shpallet gjendje emergjente e energjisë në Kosovë
Në Kuvendin e Kosovës është hedhur në votim vendimi për masat emergjente për krizën energjetike.
Me 57 vota për, asnjë kundër dhe 17 abstenime Kuvendi e miraton vendimin për masat emergjente për furnizimin e energjisë.
Me këtë vendim Kuvendi i Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të energjisë në vend, ku masat do të vlejnë për 60 ditë maksimumi.
Masat emergjente përfshijnë vendosjen e kufizimit në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.