Haradinaj: Albin Kurti po e largon Kosovën nga Amerika
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se për shkak të qasjes së kryeministrit Albin Kurti, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova është shumë larg aleatit strategjik.
Haradinaj ia numëroi Kurtit disa nga shqetësimet e tij, që po ndodhin për shkak të largimit nga politikat amerikane, duke filluar me Marrëveshjen Ekonomike në Washington e deri tek kalimi nga tregu i lirë në tregun e kontrolluar, nga sistemi politik dhe rritja e inflacionit.
“Sa larg aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndodhet vendi ynë për shkak të politikave të Kryeministrit Kurti dhe çfarë kahje ka marrë?
– Largimi nga politikat e SHBA dhe Marrëveshja Ekonomike e Washingtonit
– Largimi nga politikat e SHBA, gazi dhe energjia e pastër
– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi në dialogun e dështuar të BE-së
– Largimi nga politikat e SHBA mbi ushtrinë profesioniste dhe kalimi në modelet ruse të ushtrisë së detyrueshme
– Largimi nga politikat e SHBA dhe ndryshimi i qasjes nga diplomaci liberale në diplomaci izoluese dhe dështuese
– Largimi nga politikat e SHBA për depolitizim të sistemit të shërbimit civil drejt qasjes totalitare të politizimit të tërë sistemit
– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi nga tregu i lirë në tregun e kontrolluar nga sistemi politik dhe rritja e inflacionit”, ka thënë Haradinaj