Lajme

Serwer thotë se çështjen e 100 mijë dollarëve për pagesën e Grenellit nga Serbia do t’ia dërgoj Departamentit të Drejtësisë

Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj deklaratës së analistit politik në Serbi, Dushan Janjiq, i cili ka thënë se Serbia e paguan nga 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin.

Pretendimet e analistit serb se ish i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell mbron interesat e Serbisë dhe për këtë ai paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga shteti serb, i ka hedhur poshtë vetë diplomati amerikan.

Ndërkohë, ndaj këtyre pretendimeve të analistit serb, ka reaguar analisti amerikan dhe profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, i cili ka kërkuar dëshmi për pretendimet e analistit serb.

“Më dërgoni prova dokumentuese që kjo është e vërtetë dhe unë do t’ia dorëzoj personalisht Departamentit të Drejtësisë”, shkroi Serwer në Twitter.