Të fundit

Nga sot do ti marrin 30 eurot qytetarët e rritur

Zyrtarët bëjnë të ditur se përveç dhënies për pensionistët, të gjithë qytetarët madhorë do të marrin edhe 20 euro ndihmë nga shteti në dhjetor – çfarë do të thotë kjo për financat publike?

Më 1 nëntor në Serbi filloi pagesa e mbështetjes financiare prej 30 euro për të gjithë qytetarët e rritur.

Kjo pagesë është pjesë e masave të zbatuara në kuadër të paketës së mbështetjes për ekonominë dhe qytetarët gjatë pandemisë së virusit koronar.

Të hënën, më 1 nëntor, bashkëqytetarët tanë më të vjetër, si dhe përfituesit e ndihmës financiare sociale, mund të presin një pagesë prej 30 euro në llogaritë e tyre.

Paratë do t’u paguhen qytetarëve të tjerë të moshës madhore që i kanë plotësuar kushtet për këtë lloj mbështetje financiare shtetërore më 2 dhe 3 nëntor, tha Sinisha Mali, Ministër i Financave.