Lajme

Ndahet nga jeta babai i i kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës

Është ndarë nga jeta Xhelal Basha, babai i kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Mësohet se Xhelal Basha vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme. Së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar, ndërsa sot ka ndërruar jetë në spitalin ku po kurohej.

Kryedemokrati është treguar i rezervuar përsa i përketë shfaqjes së prindërve në publik, por në qershor të këtij viti Basha uroi nëpërmjet një fotoje nënën e tij për ditëlindje./ Opinion.al