Opinione

Maloku: Serbia është eksportuese e terrorizmit ndërkombëtarë

Shkruan: Fadil Maloku

Logjika terroriste e ndërtuar dhe e kultivuar nga shteti bekohej dhe vazhdimisht kishte mbështetje nga Kisha Ortodokse Serbe duke i dhënë asaj karakter politik dhe fetar ku ortodoksizmi serb rivalorizonte qëllimet një shekullore të “Dorës së Zezë” që në fokus kishte pansllavizmin dhe Serbinë e Madhe.

Anëtarët e rinj betoheshin “…para zotit, në nderin dhe jetën time do të ekzekutoj të gjitha misionet dhe komandat pa pyetje. Unë betohem para zotit, në nderin dhe jetën time që do t’i marrë të gjitha sekretet e kësaj organizate në varrë se bashku me veten”.

Zgjedhjet për presidentin serb dëshmuan se Serbia nuk kishte lëvizur asnjë pëllëmbë nga politika militariste e kriminelit Nr.1 në botë Millosheviqit, sidomos kjo shprehej “ashiqare” në minoritetin serb në Kosovë që votoi për radikalin Nr.2 Nikoliqin.

Në Institutin për Siguri të ish RSFJ-së (Kraljice Ane b.b. 11000 Bgd.) dyshohet se është eksperimentuar me shqiptarë në vend të minjve. Në kuadër të institutit i cili gjendet në Banjicë në drejtim të Vozhdovcit, në afërsi të Spitalit ushtarak VMA janë të vendosura laboratoriume në të cilat hyrja ishte rreptësisht e ndaluar.

Historikisht nuk është aspak e rastësishme që fillet e terrorizmit global janë vazhdimësi e organizimeve të fshehta sekrete dhe terroriste, që nga vrasja e perandorit austriak Franc Ferdinandit që ishte vrasja më e madhe e realizuar nga një organizatë terroriste që shkaktoi edhe Luftën e Parë Botërore.

Në një artikull të Michael Shackelford të titulluar “The Black Hand, the secret Serbian Terrorist society”, jep detaje për shtrirjen e terrorizmit serb. Fillet janë që nga tetori i vitit 1908, vetëm dy ditë pas aneksimit të Bosnjës e Hercegovinës nga AUSTRIA. Shumë njerëz disa syresh të ranguar në pozita të larta si ministër, zyrtarë dhe gjeneralë, mbajtën takimin në hallën e qytetit në Beograd. Ata formuan shoqatën gjysmë sekrete “Narodna Odbrana” (Mbrojtja popullore) të cilës i dhanë karakter pansllavist në fokus dhe organizim. Qëllimi i grupit ishte të rekrutojë dhe ushtrojë partizanët për luftë të mundshme në mes të Serbisë dhe Austrisë. Ata gjithashtu ndërmorën një propagandë anti Austriake dhe organizuan spiunë dhe sabotues për të operuar brenda krahinës (provincës) së perandorisë.

Kjo organizatë terroriste fshehte karakterin e njëmendët duke u koncentruar në edukim dhe propagandë brenda Serbisë, duke u përpjekur ta paraqiste vetën si organizatë kulturore. Propaganda e fuqishme, por edhe ndihma shumë e madhe ushtrisë, e xhandarmërisë dhe qeverisë serbe (në prapavijë e Rusisë) mundësojë krijimin e organizatës së parë terroriste me reperkusione globale, lindjen e “Dorës së Zezë”.
Dhjetë prej tyre u takuan me 9 maj 1911 për të formuar “Ujedinjenje ili smrt” (Bashkim apo vdekje), e njohur gjithashtu si “Dora e Zezë”. Qëllimi kryesor i grupit ishte formimi i Serbisë së madhe, duke shfrytëzuar dhunën si mjet politik.

Dora e Zezë bënte trajnimin e gueriles dhe sabotuesve duke aranzhuar vrasje politike. Dora e Zezë në fillim ishte e organizuar në atë shkalle të 3 deri 5 celulave, organizativisht degëzohej në komitetet e rretheve, në krye të së cilës ishte komiteti qendror në Beograd. Në piramidë të kësaj organizate ishte dhjetësha udhëheqëse e Komitetit ekzekutiv herë pas herë me më shume ose me më pak anëtarë. Anëtaret e rinj betoheshin “…para zotit, në nderin dhe jetën time do të ekzekutoj të gjitha misionet dhe komandat pa pyetje. Unë betohem para zotit, në nderin dhe jetën time që do t’i marrë të gjitha sekretet e kësaj organizate në varrë se bashku me veten”.

Grupet satelite u formuan në Slavoni, Bosnje ë Hercegovinë dhe Istër. Grupi i Bosnjës u emërua Mlada Bosna (Bosna e Re). Puna e “Narodna Odbrana” (Mbrojtja Popullore ishte mjaft efektive ashtu që më 1909 Austria bënte presion furioz në qeverinë serbe për të ndale rebelimin. Rusia nuk ishte tërësisht e gatshme të qëndronte prapa Serbisë pasi që gjerat do të vinin në “shutdown”, kështu që Beogradi jashtë vullnetit ishte forcërisht i shtyrë të lëshojë pe.

Millosheviqi ishte ai që riaktivizoi dhe instrumentalizoi këtë formë të organizimit terrorist që kontrollohej drejtpërsëdrejti nga ai, duke krijuar lidhjet institucionale me ushtrinë jugosllave dhe policinë federale të ish RSFJ, duke zbatuar strategjinë e “tokës së djegur” dhe duke bërë lëvizje të dhunshme të popullatës përmes spastrimeve etnike që realizoheshin nga organizatat terroriste si “Beretat e Kuqe”, “Tigrat”,…, të udhëhequra nga Legia, Arkani, Shesheli, Kapetan Dragani etj., aksionet e të cilave koordinoheshin nga ushtria dhe “MUP-i” Federal dhe ai i Serbisë.

Logjika terroriste e ndërtuar dhe e kultivuar nga shteti bekohej dhe vazhdimisht kishte mbështetje nga Kisha Ortodokse Serbe duke i dhënë asaj karakter politik dhe fetar ku ortodoksizmi serb rivalorizonte qëllimet një shekullore të “Dorës së Zezë” që në fokus kishte pansllavizmin dhe Serbinë e madhe. Indoktrinimi me ortodoksizmin fundamentalist kishte shtrirje të gjerë, ushqehej vazhdimisht edhe nga emigracioni serbë dhe ishte drejtpërsëdrejti i lidhur me qeverinë serbe.

Dora e krimit shtrihej edhe në Evropë duke vrarë ata që politikisht i kundërviheshin terrorizmit serb si vrasja politike e vëllezërve Jusuf e Bardh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Gjermani, atentati mbi Enver Hadrin në Belgjikë e shumë vrasje politike në Kosovë, duke mos kursyer edhe oponentët politikë si: Çurulia, Kundak Stamboliq etj. Propagandimi i krimit dhe terrorizmit shtetëror si akt patriotik përfshinte tërë shoqërinë serbe pa përjashtim, aty këtu dëgjohej zëri i vonuar i ndonjë intelektuali që ishte “zë nga shkretëtira” për sjelljet devijane të shoqërisë serbe.

Shtypi dhe televizioni serb në vazhdimësi “edukonte” dhe indoktrinonte popullatën me urrejtje patologjike kundër jo serbëve, kjo pasqyrohej edhe përmes rezultateve të anketimit të opinionit serbë të shprehura në përqindje dhe urrejtja kundër të tjerëve ishte në shkallë shumë të lartë dhe se indeksi i urrejtjes kundër shqiptarëve arrinte edhe në 92%. Rezultatet tregonin se serbët nuk janë të gatshëm të jetojnë në një shoqëri multietnike, kërkesë imediate e BE-së. Vrasja me thikë e kryeministres suedeze Lind nga një serb ishte dëshmi e kohës se sa kishte shkuar larg krimi dhe terrorizmi serb.

Pozicioni i përafërt i diplomacisë ruse me atë të Francës dhe të Gjermanisë (ishte refleksion i interesave të përbashkëta afariste-kredi bankare, ndërtimtari dhe riparime, kapnin vlerën prej dhjetëra miliardë dollarësh) gjatë luftës në Irak, ishte shkasë për ftohjen e marrëdhënieve diplomatike me partnerët e koalicionit, SHBA-Britani e Madhe, me ç’rast Rusia shfrytëzoi raportet e rikrijuara në marrëdhëniet ndërkombëtare duke rikthyer Federatën Serbe dhe Malazeze në gati të gjithë organizmat ndërkombëtar.

“Terapia ruse” nuk ishte e mjaftueshme për politikën dhe diplomacinë serbe, e zhytur thellë në “ujërat e pista”, ngase krimi dhe korrupsioni kishte përfshirë thellë shoqërinë serbe, që kulmoi me vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Qeveria aktuale shfrytëzoi gjendjen e jashtëzakonshme për të eliminuar oponentët politikë, por edhe për të shfrytëzuar pushtetin për interesa individuale dhe klanore. Zgjedhjet për presidentin serb dëshmuan se Serbia nuk kishte lëvizur asnjë pëllëmbë nga politika militariste e kriminelit Nr. 1 në botë e Millosheviqit, sidomos kjo shprehej “ashiqare” në minoritetin serb në Kosovë që votoi për radikalin dhe ministrin për informata të Millosheviqit, tash presidentin serb Vuçiqin.

Një shkrim i botuar më herët në Epoka e Re lidhur me rastin e eksperimentimit me shqiptarë në vend të minjve nuk shkaktoi ndonjë shqetësim në opinionin shqiptarë, kjo ngase ishte pritur me skepticizëm dhe dyshim një informatë e tillë, sigurisht edhe për shkak të mosëzbardhjes së burimit të informacionit dhe identifikimit të personit që kishte plasuar informatën. Personi qe kishte dhënë të dhënat (më poshtë në tekst), të cilat është vështirë të verifikohen, por të njëjtat mund t’i hulumtojë komisioni profesional dhe i pavarur që do ta autorizonte Gjykata ndërkombëtare për krime lufte, në Hagë, e formuar enkas për hulumtimin e rasteve ku është shkelë e drejta ndërkombëtare dhe është kryer krimi kundër njerëzimit.

Safet Pashagiqi është boshnjak, nga Velika Klladusha, gjatë luftës në Bosnje ka operuar në Krahinën e Cazinit, ishte komandant i sigurimit të Fikret Avdiqit, ishte epror ushtarak në APJ, jeton në shtetin Georgia të SHBA-së. Biseda është zhvilluar në bazën ushtarake në Fort Polk të Luizianës, gjatë stërvitjes ushtarake që ka shërbyer për trajnimin e ushtarëve amerikanë dhe dislokimin sa më të suksesshëm të forcave amerikane në kuadër të KFOR-it. Vendin të cilin e përshkruan personi në fjalë e përshkonte hekurudha nëntokësore, ku ishte stacionuar treni i kaltër (që nga periudha e diktatorit komunist Tito)

Autori ka kërkuar nga S.P., i cili gjatë luftës ishte komandant i sigurimit në njërën nga territoret e banuara me boshnjak që t’i bëjë publike këto të dhëna, por ai nuk ka pranuar nga rreziku se po që se kuptohet identiteti i tij do të ekzekutohet nga shërbimi sekret serb, prandaj autori bartë përgjegjësinë për të gjitha detajet e bisedës, e që janë interpretim i shënimeve të autorit që i ka marrë nga bashkëbiseduesi, në prezencën e tij, duke shpresuar se kështu do të ndihmohet në zbardhjen e fakteve për të zhdukurit.

Në Institutin për Siguri të ish RSFJ-së (Kraljice Ane b.b. 11000 Bgd.) dyshohet se është eksperimentuar me shqiptarë në vend të minjve. Në kuadër të institutit i cili gjendet në Banjicë në drejtim të Vozhdovcit, në afërsi të Spitalit ushtarak VMA janë të vendosura laboratoriume, dhe atë në katet e poshtme, personi që ka dhënë shënimet ka punuar në katin e 7-të dhe, dhe supozon të ketë edhe 5 kate të tjera në të cilët hyrja ka qenë rreptësisht e ndaluar. Në bazë te bisedës qe ka patur me një instruktorë serb, te cilin ai dhe një ushtarak tjetër e kanë dehur më parë ka pohuar se në laboratoriumet e institutit është eksperimentuar me shqiptarë në vend të minjve, sidomos gjatë eksperimenteve në radioaktivitet duke shqyrtuar efektet radioaktive në njerëz (të rrezeve X, ultraviolete, gama etj). Pas eksperimentimeve është bërë edhe asgjësimi i kufomave(?)

Instituti është i lidhur me korridore të fshehta nëntokësore me Spitalin ushtarak VMA në kuadër të cilit punonte Shkolla për mbrojtje kundërdiverzante “KDZ” (në të cilën bëhej trajnimi i vijueseve dhe ku mësoheshin detektorët rëntgen, ndezësit e eksplozivëve diversantë, materiet ndezëse, helmet e luftës-nervor (imperit). Rëntgenët punonin në principin e bombave radioaktive me elemente radioaktive. Para hyrjes nga ana e prapme ishte e vendosur magazina me municion shkollor dhe gjësende të tjera jo të rëndësishme, më pastaj është një hapësirë e gjelbëruar dhe e kufizuar me tela gjembor, përgjatë të cilës në brendi shihen qentë e trajnuar dhe që janë vazhdimisht në lëvizje, kjo pjesë përcillej edhe me kamera nga brenda (nga kjo anë nuk ishte parë të hyjë apo të dal ndokush, detaje që krijonin përshtypje nga jashtë – si të zakonshme, por që ishin tepër sekrete). Ai supozon se tunelet nëntokësore përfshijnë një sipërfaqe relativisht të madhe, ndërsa ndërtimet janë kryer që nga koha e Titos, dhe qasje në to kane pasur vetëm për personat shumë të besueshëm. Supozohet gjithashtu se fillet e manipulimit me personat e zhdukur shqiptarë kane gishtin tregues këtu, dhe dyshon se me shumë të burgosur shqiptarë (që konsiderohen të zhdukur) është eksperimentuar dhe se kufomat e tyre janë asgjësuar(?).

Shumë ngjarje nga Kosova nuk janë ndriçuar ende, meqë për këtë mungon vullneti i zyrtarëve serb, është vështirë sidomos të zbulohen dokumente relevante për krimin serb, disa nga ato që u zbuluan në varrezat e Batajnicës, dhe “afera” e frigoriferëve me kufoma mbesin rastet më monstruoze të krimit serb, e për të cilat ende nuk janë zhvilluar hetimet.

Kryeprokurorja Karla Del Ponte kishte akuzuar qeverinë serbe para Këshillit të Sigurimit se nuk po bashkëpunonte mjaft me Tribunalin. Në raportin vjetor që kishte parashtruar në New York për punën e prokurorisë së Hagës, ajo theksonte që kishte arsye të besonte se “nga 17 të kërkuarve që janë në ikje, më tepër se gjysma në mesin e tyre edhe Ratko Mladiqi kanë qenë të vendosur në Serbi dhe në Mal të Zi”.

Në gjykimin e Slobodan Milosheviqit, si dhe në të tjerat, mungonte vullneti i pushtetit t’i dorëzonte dokumentet kruciale, të cilat do të ofronin fakte për përfshirjen e ish pushtetit të Beogradit në vrasjet e kryera në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Del Ponte kishte kritikuar edhe Republikën Serbe zyrtaret e se cilës siç tha ajo nuk kishin burgosur asnjërin nga të ikurit e akuzuar. Radovan Karaxhiqi ishte i njohur për atë që ndërronte vendebanimin duke lëvizur në mes të Republikës Serbe dhe Malit të Zi, thoshte Del Ponte dhe shtonte se zyrtarët e RS fshehin arkivat të cilat i duhen Tribunalit. Si duket ka elemente me ndikim në policinë dhe ushtrinë e RS të cilat ofrojnë përkrahje dhe mbrojtje aktive të ikurve dhe të akuzuarve për krime lufte.

Po të mos ishte SHBA-ja dhe aleati i saj besnik Britania, sot të gjitha arat e Kosovës do të ishin me varreza masive. Millosheviqi, i përkëdheluri i Moskës, ngrihte dolli në Beograd me priftërinj rusë, nga të cilët kishte bekimin për të djegur Kosovën në emër të ortodoksizmit, të njëjtën gjë nuk harroi ta ripërsëritë popi Amfilohije gjatë varrimit të kryeministrit të vrarë serbë Gjingjiq, duke vajtuar për eshtrat e shume xhelatëve serb, dukë derdhur “lot krokodili” për popullin irakian dhe duke sulmuar Amerikën.

Serbia e cila kishte një bashkëpunim ushtarak me Irakun, Liberinë dhe Libinë, ua shiste armatimin jo vetëm konvencional dhe ishte eksportuese e drejtpërdrejtë e terrorizmit. U bënë publike edhe kontraktimet që kishte Serbia me Irakun pas burgimit të Sadam Hyseinit, pastaj lidhjet me Gadafin, me Asadin, por edhe duke dërguar vullnetar në Ukrajinë. Bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak në mes të këtyre vendeve daton që nga koha e diktatorit komunist jugosllav Tito, shumë nga punët ndërtimore, të kontraktuara, i ka vazhduar regjimi i Millosheviqit, tashmë të trashëguara te Vuçiqi, duke u përpjekur të riaktuvizon Ligën e të Painkuadruarëve, ngase qeveria serbe u pranua nga disa vende afrikane si pasuese dhe “trashëguese” e ish Jugosllavisë. Dihet publikisht se shumë nga korridoret nëntokësore dhe tunelet në Irak i kanë ndërtuar sipërmarrësit serbë. Prandaj ishte e natyrshme klithma serbe ne demonstratat e Beogradit “Slobo-Sadame”, ky ishte treguesi me real i lidhjeve serbe me terrorizmin në përmasa globale.

Diktatori, i cili u ndëshkua disa here për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare, sidomos gjatë luftës irako-iraniane (duke përdorur helmet kimike për shkatërrimin e njerëzve masovikisht) dhe gjatë invazionit në Kuvajt, për të qeverisur me rezervat e naftës për të forcuar pozitën ë tij në Lindjen ë Afërt, ngase Iraku shumë shpejtë shtrinte ndikimin dhe eksportonte dhunë edhe në shtetet e përafërta si Arabia Saudite, Siria, Jordani, Irani, Turqia, duke shfrytëzuar sferat e ndryshme të shteteve përreth, ato të ndikimit rus dhe frëng, më në fund u dorëzua turpësisht, ashtu siç kishte kriminalizuar popullin irakian gjatë qeverisjes brutale diktatoriale.

Lidhur me ngjarjet rreth luftës në Irak, laurati i shpërblimit Nobel, Imre Kërtës konstatonte që në emër të shkaqeve të politikës ditore shfryhen ndjenjat antiamerikane, me pasoja afatgjata. “Mendoj që Evropa jeton me vetëdije të rrejshme” vlerësonte Kërtesi dhe shtoi se “ajo bëhet se Unioni Evropian nuk është bashkim eksploatimi, dhe se vetëm SHBA eksploaton botën dhe krijon globalizimin”. Duke konstatuar se “edhe Evropa këtë e bëni dhe se zhvillimi i saj jetësor përqendrohet në ato përparësi që i kishte marrë nga bota e tretë, e katërt dhe e pestë”, ai këtë e plotëson me konstatimin se “këtë e konsideron krizë ashtu që inteligjencia e majtë këtë nuk e merr parasysh”. Kërtesi konkludon se “pa SHBA nuk do të arrihej çlirimi nga diktatura e Hitlerit dhe Stalinit”.

Në njërën nga paraqitjet televizive ish premieri britanik Bler ishte i pari që kishte bër publike i pari zënien e Sadamit. Më herët ai pat deklaruar se në luftë janë angazhuar trupat ushtarake të të gjitha njësive përfshirë aviacionin dhe këmbësorinë. Largimi i Sadamit dhe Millosheviqit nga pushteti qetësoi botën, vetëm përkohësisht, ngase krijimi i aleancës serbe me Rusinë dhe Kinën, ka trazuar Ballkanin. Nuk duhet harruar faktin se luftat e nxitura në Balkan dhe në Lindjen e Mesme shpërndanë dhunshëm shumë njerëz dhe familje në ekzil, 60 përqindë e popullsisë varet nga ndihma në ushqim, me mijëra fëmijë vdesin në vit për shkak të mungesës së ushqimit dhe sëmundjeve ndërsa me qindra mijëra janë të larguar nga shtëpitë e tyre apo janë të vrarë. Kjo porosi e Blerit u përçohej luftënxitêsve. Ne jemi me ju, ju nuk jeni armiqtë tanë, por janë lidererët tuaj barbar, thoshte Bleri. Mesazhi i Blerit jepte shpresë, që njerëzit të besojnë në liri dhe demokraci, dhe se diktatorët nuk mund të fshihen më pas sovranitetit shtetëror, ashtu që krimi do të gjykohet gjithsesi. Mos vendosmëria e evropianëve detyroi Sekretarin e Shtetit Blinken, ta ftojë në State Department dhe të dalin me deklaratë të bërbashkët me Borrelin se nuk mund të tolerohet më krimi dhe sulmi i serbëve në zyrtarët e policisë së Kosovës, në gazetarë dhe qytetarë. Kjo marrëzi duhet të marrë fund.