Lajme

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Vetëvendosje pëson rënie për tetë muaj u përgjysmua, nga 50.2 %, ra në 22.54%

Lëvizja Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi hiq më pak se 50.2 për qind të votave, për vetëm pak muaj u përgjysmua, raporton Gazeta Blic.

Në zgjedhjet e mbajtura lokale ditën e djeshme, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti pos që nuk e ka fituar asnjë komunë pa balotazh, në votën “popullore” ajo ka rënë më shumë se përgjysmë, ndonëse ishte edhe në koalicion parazgjedhor me Listën Guxo të themeluar nga Vjosa Osmani.

Derisa më 14 shkurt Vetëvendosje kishte marrë 50.2 për qind të votave, më 17 tetor ka arritur që të marrë vetëm 22.54 për qind të votave, raporton Gazeta Blic.

Ndërsa, krahasuar me votën e 14 shkurtit, nga 438 mijë e 355 vota, në garën për kryetar komune ka marrë vetëm 205 mijë vota, pra një humbje prej hiq më pak se 233 mijë vota.

Grafikoni me rezultatet e votës popullore të zgjedhjeve të mbajtura të dielen e 17 tetorit