Kryesore

Ndahen mjetet për informim nga komuna Preshevës, përfitues bashkëpunëtorët e pushtetit lokal

Komuna e Preshevës sot ka shpallur përfituesit e mjeteve për bashkëfinancimin e projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit në territorin e Komunës së Preshevës, përcjell Ministria e Lajmeve

Ajo që bie në sy është se ndarja e mjeteve nga komisioni për informim, është bërë në mënyrë jo-profesionale, por me selektim të disa mediumeve dhe televizioneve lokale të cilat janë propagandues dhe bashkëpunëtorë të pushtetit lokal në Preshevë.

Gjitashtu përfitues të mjeteve janë disa media elektronike nga komuna e Bujanocit e në anën tjetër janë anashkaluar mediat të cilët pushteti lokal nuk i konsideron fare për angazhimin dhe punën që bëjnë vazhdimisht për t’i informur qytetarët e komunës së Preshevës.

? VENDIMI