Lajme

Ish-gjenerali i policisë serbe lirohet nga burgu, ishte i dënuar për krime lufte në Kosovë

Ish-gjenerali i policisë serbe, Sreten Lukiq, është liruar nga burgu, i dënuar me 20 vjet nga Tribunali i Hagës. Lukiq ishte dënuar për krime lufte në Kosovë të kryera gjatë vitit 1999. Në vitin 2003 ishte ngritur padi ndaj tij ndërsa dy vjet më pas i është shqiptuar dënimi prej 22 vjet heqje lirie. Në 2014-n dënimi i ishte reduktuar në 20 vjet burgim, ka shkruar Radiotelevizioni i Serbisë.

Lukiq, dikur gjeneral i policisë serbe në Kosovë, shumicën e dënimit e kishte kryer në Poloni, derisa janarin e këtij viti, ishte kthyer në Hagë, ku kjo e fundit e ka mbajtur deri sot.

Në 1998-n, Sreten Lukiq ishte emëruar shef i shtabit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Kosovë. Kishte marrë më pas gradën e gjeneral-majorit, ndërsa më pas atë të gjenerallejtantit