Të fundit

Nga sot ka filluar kursi profesional i rrobaqepsisë në Preshevë i organizuar nga OJQ Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Lajmin e kanë bërë të ditur OJQ Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në facebook.

Njoftimi i plotë:

Sot  filluan  me kursin  profesional të rrobaqepsisë 10 kursante , të cilat në të ardhmen do të jenë 10 rrobaqepëse profesionale .

Kursi profesional i rrobaqepsisë 

është  kurs intensiv dhe mbahet  5 ditë në jave, nga e hena – premte ,i cili  zgjatë 6 muaj.

Ne program jane te perfshira teoria si dhe praktika.

Keto jane disa nga temat bazë të kursit:

* Historia e modës dhe kostumografisë. 

* Teoria e ngjyrave.  

* Teknika të zhvillimit të prerjes industriale 

* Skicim figure.  

* Qepje e modelit. 

* Rregullim i difekteve 

* Modelim dhe prerje për bebe dhe femijë. 

* Modelim dhe qepje bluze. 

* Modelim dhe qepje fustani. 

* Modelim dhe qepje këmishe. 

* Modelim dhe qepje xhakete. 

* Modelim dhe qepje palltoje, etj.

Kursi profesional eshte i mundesuar nga :

#TIKA

#KomunaePresheves 

#shoqataVizioniperzhvillimdhekooperim