Çetniku amerikan Vucko dënohet me vdekje
Mahnitjen me njësitë çetnike, sidomos Ujqit nga Drina, e ka shfaqur në çdo hap.
Amerikani Eric Frein është dënuar me vdekjje për shkak të vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri. Është i njohur me nofkën çetniku amerikan Vucko, ndërsa juris i ka shqiptuar dënimin me injeksion vdekjeprurës. Në të vërtetë, ky adhurues i ushtrisë serbe ka dashur të ngre revolucion të vërtetë dhe vrasjaa e policëve ka qenë vetëm hapi i parë drejt realizimit të këtij plani, transmeton Express.hr.
“Vetëm sprovat e vështira të revolucionit mund të na e kthejnë lirinë, të cilën e kemi pasur dikur. Tensionet janë të lartë dhe duket se është koha e duhur të ndezim pishtarin në zemrat njerëzore”, ka thënë ai.
Ai i përkiste grupit Ujku i lindjes, e cila është marrë me simulime të ushtrisë nga Evropa lindore, ndërsa ka qenë i mahnitur me ushtrinë serbe dhe njësinë Ujqit nga Drina.
Në disa dhjeta fotografi Frein mba uniforma të ndryshme serbe, shajkaçën me kokardë, apo beretken me simbole serbe, ndërsa është fotografuar edhe me flamurin serb, por edhe pranë Faltores së Shën Savës në Beograd.
Pas vrasjees së Bryon Dicksonit dhe lëndimit të rëndë të Alex Douglassit, Frein ka ikur para policisë madje 48 ditë. Për shkak të arratisë së tij ka përfunduat edhe në listën e FBI-së të kriminelëve më të kërkuar të ShBA-ve.