Lajme

Videnoviq: Vizita e ambasadorit rus në Jarinje është shenjë armiqësie ndaj KFOR-it

Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq, ka thënë se prania e ambasadorit rus në pikën kufitare në Jarinje është shenjë armiqësie ndaj KFOR-it dhe NATO-s.

Videnoviq ka thënë se detyrë e KFOR-it dhe NATO-s është po ashtu që të kujdeset për serbët që janë qytetarë të Kosovës.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të interpretuar praninë e ambasadorit rus në Jarinje përveç si një shenjë armiqësie ndaj KFOR-it të NATO-s, detyra e të cilit është gjithashtu të mbrojë serbët në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.