Lajme

Bërnabiq: Nuk do të biem në provokimet e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka thënë se Serbia ka arritur shumë në periudhën e mëparshme, ndërsa theksoi ajo se ‘kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të biem pre e provokimeve të Prishtinës’.

Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë partnerëve që të ‘reagojnë në mënyrë që të ruhet paqja’.

“Ne kemi aq shumë për të humbur dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të biem pre e provokimeve, por duhet t’u japim një mesazh të qartë të gjithë partnerëve tanë, pavarësisht se sa shumë ata nuk pajtohen në çështjen e Kosovës. Paqja dhe stabiliteti janë të rëndësishme, dhe mos reagimi me kohë rrezikon gjithçka që kemi nderuar deri më tani” tha Bërnabiq, transmeton tanjug.sh.o./KP