Gjiganti Apple njeh territorin e Kosovës me sistemin e ri operativ
Gjiganti teknologjik, Apple, e ka njohur territorin e Kosovës në hartë me sistemin e ri operativ, të lansuar të hënën.
Për dallim nga softuerët e kaluar, me sistemin iOS15 tek iPhone kufijtë e Kosovës shënohen me vijë të plotë e jo të ndërprerë.
Sistemi iOS15 është lëshuar në të njëjtën kohë me telefonin e ri, iPhone 13. Ky sistem përkrahet edhe nga telefonat më të vjetër, që nga ai iPhone 6s.