Kryeministrja e Zelandës e falë xhumanë bashkë me besimtarët një javë pas sulmit ku u vranë 50 persona
Në Zelandë të Re, sot me heshtje dy minutëshe, ka nisur falja e xhumasë një javë pas sulmeve në dy xhamitë në Christchurch.
Kryeministrja Jacinda Ardern u bashkua me mijëra qytetarë pranë xhamisë së Al-Noorit, një nga dy xhamitë që ishin pre e sulmit terrorist të premten e kaluar.
Imami Gamal Fouda, i cili drejton lutjet deklaroi se janë të goditur por nuk janë thyer.
Pesëdhjetë njerëz u vranëë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet terroriste të bëra nga Brenton Tarrant, një supremacist i vetëshpallur i bardhë, i cili tashmë është akuzuar për vrasjje dhe pritet të përballet me akuza të mëtejshme.