Ruzhiq nuk “mërzitet” për shkollat shqipe në Luginë: Viti shkollor në shkollat në Serbi do të filloj me himnin kombëtar
Viti shkollor do të fillojë normalisht të mërkurën më 1 shtator në të gjitha shkollat me intonimin ose interpretimin e himnit kombëtar “Bože pravde”, për herë të parë në histori, ka paralajmëruar Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Sërbisë Branko Ruzhiq.
Në një intervistë për “Novosti”, ai tha se, është e rëndësishme që si qytetarë të respektojmë flamurin, stemën dhe himnin tonë dhe kështu të ruajmë identitetin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa ka theksuar se të gjithë që janë të ulur në Shtabin e Krizës do të donin që fëmijët të ndjekin gjatë gjithë kohës mësimdhënia drejtpërdrejt, në shkollat e tyre, dhe jo para televizorit ose kompjuterit.