Të fundit

23 raste të reja me Covid-19 në Komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit

Gjendja epidemiologjike në rrethin e Pçinjës po përkeqësohet çdo ditë e më shumë, komuna e Bujanocit edhe më tej vazhdon të jetë me numra dy shifrorë, ndërsa në 24 orët e fundit radhitet e dyta në rrethin e Pçinjës.


Në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës janë testuar 325 persona 85 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.


Sipas të dhënave të Entit për Shëndetësi Publike në Vranjë nga ky numër 32 janë nga Vranja, 17 nga Presheva, 23 nga Bujanoci, 12 nga Vlladiçin Hani dhe 1 nga Surdulica.


Përqindja e të infektuarve në krahasim me numrin e të testuarve është 26.15%.