Arben Gashi: Në Lëvizjen Vetëvendosje ka komunistë, anarkistë e radikalë fetarë
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ka komunistë, anarkistë e radikalë fetarë.
Duke e quajtur “xhungël” subjektin më të madh politik në vend, ai i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca se është njeri pragmatik por që është i pamjaftueshëm brenda VV-së, njofton KlanKosova.
“Konjufca po jeni problem në funksionimin [e Vetëvendosjes]. Në sesionin vjeshtor shpresoj që do të marrësh masa ndaj deputetëve të padisiplinuar të VV që të mos të qesin para aktit të kryer”.
“Disiplinoj shokët komunistë, anarkistë apo edhe ekstremistët ideologjikë e politikë”, ka vazhduar Gashi.
Ndërkaq pas kësaj në të qeshura është përgjigjur Konjufca.
“Nuk e kanë të gjithë deputetët energjinë tënde sepse sapo je kthyer nga plazhi”.