Shqipëri

Sot u bë hapja zyrtare e kalimit të ri kufitar në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë

Sot u bë hapja zyrtare e kalimit të ri kufitar në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Cemi i Trieshit – Grabon.

Në hapje ishin prezent kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq , zv.kryeministri Dritan Abazoviq, i ngarkuari me punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi Herman Shpic, kryetari i Tuzit Nik Gjeloshaj, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve nga të dy vendet.

Zv. Kryeministri Dritan Abazoviq në rrjetin social Twitter tha se me hapjen e këtij kalimi kufitar u bë bashkimi i Podgoricës me Plavën dhe Gucinë, largësia në mes të cilave tani është vetëm 90 km, çka krijon mundësi të reja për zhvillimin e veriut të vendit.