Shqipëri

Richard Grenell pritet nga Ilir Meta, merr dhuratë librin ‘Albania from the Air’

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po vazhdon takimet me zyrtarë në Shqipëri.

Ai sot ka takuar edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku ky i fundit thotë se i mbështet përpjekjet e Grenellit për promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, pasi sipas tij, janë e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.

Meta përmes një postimi, gjithashtu njoftoi se në këtë vizitë, i ka dhuruar librin “Albania from the Air”, botim mbi veçantitë e natyrës shqiptare.

“Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, ka shkruar Meta në Facebook,