Bota

Kryeministrja do të paguaj shpenzimet e varrimit të viktimave nga sulmi në Zelandën e Re: Në parlament këndohet Kuran

Në seancën e veçantë për sulmin terrorist në Zelandën e Re, në parlamentin e këtij vendi u këndua Kuran, në nderim të viktimave myslimane, transmeton Ministria Lajmeve.


Kryeministrja, Jacinda Ardern,  ka marrë lavdata dhe përgezime nga e gjithë bota për reagimin e saj pas sulmit terrorist mbi myslimanët. Ajo tani ka ofruar që qeveia të paguaj shpenzimet e varrimit të viktimave.

Gjithashtu, në shenjë solidariteti, Ardern fjalimin e saj në parlament e filloi me”As-Salaam-Alaikum”, përshëndetje islame që do të thotë “paqja qoftë për ju” .

Ajetet e Kuranit të cilat u kënduan në parlament ishin nga kapitulli “El-Bekare” të cilat kanë të bëjnë me durimin, lutjet, drejtësinë dheditën e gjykimit.

Kjo është  hera e parë që lexohet Kuran në parlamentin e Zelandës së Re.

Ibrahim Kalin, këshilltari kryesor i Presidentit të Republikës se Turqisë e vlerësoi lartë këtë.

: “Unë e përgëzoj parlamentin e Zelandës së Re për këtë veprim të ngrohtë dhe të këndshëm. Janë këto akte mirësjelljeje që do ta mposhtin terrorizmin dhe fashizmin “.