Gazetari Robelli : Jam pafundësisht i neveritur nga kjo politikë primitive lokale me kamera
Gazetari i mirenjohur Enveri Robelli, i cili jeton ne mergate, ka reaguar per rastin “kamera”, qe ka ndodhur gjate dites se djeshme.Gazetari ne fjale ka edhe lidhje farefisnore me Luginen e Preshves, dhe njeh mire pjesen e shoqerise dhe mentalitetin preshevar, mirepo ky rast i ulet e primitiv e ka nervikosur z.Robelli, i cili ka publikuar nje shkrim ne llogarine e tij ne Facebook rreth situates politike lokale qe eshte duke ndodhur aktualisht ne Komunen e Presheves.
Ky eshte postimi i tij
Duke qenë fort i lidhur me Luginën e Preshevës, duke ruajtur kujtime sa të bukura po aq edhe të dhimbshme nga Bujanoci, ku ende një pjesë e dajallarëve të mi qëndrojnë përballë regjimit të ultra-nacionalistit serb Aleksandër Vuçiqit, sonte me zemërim e neveri pashë se si një kuazi-politikan lokal në Preshevë për nevojat e tij politike ditore keqpërdorë regjistrimet e kamerës së sigurisë për të goditur politikanen Ardita Sinani, e cila në Shtëpinë e Shëndetit po priste për të trajtuar vjehrrën e saj nga personeli mjekësor. Unë nuk e njoh personalisht Ardita Sinanin, por jam pafundësisht i neveritur nga kjo politikë primitive lokale me kamera.
Ti djalë i keq, i ndyrë i Komunës së Preshevës që publikon incizime të kamerës së sigurisë – ti duhet të largohesh sa më shpejt nga kjo pozitë.