Tërmeti godet Shqipërinë, epiqendra në afërsi të Lezhës
Lëkundje domethënëse janë regjistruar pak më parë në Shqipëri, jo larg nga qyteti i Lezhës.
Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), epiqendra ka qenë në det, vetëm 9 kilometra në perëndim të qytetit të Lezhës.
Magnitudat paraprake e regjistruar është 4.2, ndërkohë që është ndjerë qartësisht nga banorët e asaj zone. Nuk regjistrohen për momentin dëme materiale ose në popullsi.