Bota

Gjermani: Pesë të zhdukur dhe 16 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë kimikatesh

Një shpërthim në një fabrikë kimike në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit, shkaktoi një zjarr në një depozitë që përmbante tretës kimikë, deklaruan autoritetet e qytetit.

Pesë punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 16 të plagosur, katër prej tyre me plagë serioze, pas shpërthimit që ndodhi në një cisternë, në orën 09:30.

”Zjarrfikësit u vonuan derisa të çaktivizonin një kabull elektrik”, theksuan autoritetet e qytetit, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Forcat e policisë mbyllën autostradën aty pranë dhe u kërkuan banorëve të mbajnë rrugët të lira për shërbimet e urgjencës