Të fundit

Qytetarët protestojnë para komunës së Bujanocit, shkak të mungesës së ujit të pijshëm

foto Bujanovacke

Qytetar të Bujanocit dhe vendbanimeve tjera të komunës janë tubuar para ndërtesës së komunës së Bujanocit për të protestuar për mungesën e ujit të pijshëm

Masa e tubuar ka sjellur në hyrje të ndërtesës së komunës disa traktor për të bllokuar hyrjen në komunë. Kërkesa e tyre është që tu drejtohet Kryetari i komunës Nagip Arifi dhe të sqarohet se përse qytetarët një kohë të gjatë janë pa ujë.

Deri në këto momente Kryetari Arifi nuk ka dalur para masës së tubuar kurse hyrjen e komunës po e sigurojnë forcat policore.

Kujtojmë se kohëve të fundit qytetarët e komunës së Bujanocit përvec problemeve me mbeturinat dhe me tymin e shkaktuar nga ndezja e deponisë së qytetit po përballen edhe me mungesë të ujit të pijshëm