Lajme

64-vjeçari nga Prizreni vdes në motel, ishte me një femër

Një person është gjetur i vdekur dje në mesditë në një motel në Prizren.


Lajmin është bërë i ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Siç thuhet në raport, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësitet e hetuesisë, si dhe forenzika. Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet tutje në raport.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka mësuar nga burimet brenda Policisë së Prizrenit se personi që ka vdekur është i moshës 64-vjeçare nga qyteti i Prizrenit.

Sipas burimeve 64-vjeçari para se të gjendet i vdekur, ishte me një vajzë në motel. /Reporteri.net/.