Serbët e Jugut preferojnë Shqipërinë për pushime verore, më lirë e më mirë
Bregdeti shqiptarë për disa arsyeje, gjithnjë e më shumë po bëhet destinacioni i parapëlqyer i serbëve nga Jugu.
Marrëveshja e arritur së fundmi mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veritu për udhëtime vetëm me letërnjoftim, si duket ka forcuar edhe besimin e qytetarëve serb, që si destinacion për pushime ta zgjedhin Shqipërinë.
Ndër vite Greqia ka qenë si mëmëdheu i dytë i serbëve për ti kaluar pushimet, në bregdetin grek thuhet se mbi 50% e pushuesve kanë qenë serb, por këtë verë jugu i Sërbisë synon Shqipërinë.
Njëra ndër arsyejet përse e kanë zgjedhur Shqipërinë, përveç masave më të rrepta pandemike për të hyrë në Greqi, janë edhe çmimet më të volitshme në bregdetin shqiptarë.
“Kemi dëgjuar se Shqipëria ka shumë vende të bukura, masat epidemiologjike janë shumë më të buta ndërsa çmimet për rreth 40% më të lira se në Greqi.
Përse të mos e zgjedhim Shqipërinë që ti kalojmë pushimet atje” thotë B. Kostiç nga Bujanoci.
Ai gjithashtu thotë se ka hulumtuar përmes internetit dhe rrjeteve sociale edhe vendet më të bukura, për këtë verë Ai me familjen e tijë kanë planifikuar që ti shijojnë plazhet e Vlorës.
“Vlora (Valona) na ka bërë shumë përshtypje, duam që ti shijojmë ato bukuri që i kemi parë në internet, atje ka qenë një shoku ynë dhe ka kaluar shumë mirë, nuk ka patur asnjë problem, edhe përsa i përket çmimeve është ndarë shum i kënaqur. Ai na ka thënë se as në Greqi nuk ka vende më të bukura” shprehet Kostiç.
Plazhet e bregdetit shqiptarë edhe më herët i kanë frekuentuar serbët, megjithatë jo në numër sa mendohet të jenë këtë vit. Vlenë të theksohet se në qytete të ndryshme të Sërbisë, përveç, Vranjës deri në Nish agjencionet turistike në aranzhmanet e tyre si destinacione kanë futur edhe disa plazhe të bregdetit shqiptarë.