Muhamed Sejdini, presidenti i parë shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë
Në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini si kandidat i vetëm i FFM-së, mori pëlqimin e 82 delegatëve nga 90 të pranishmëve, raporton Alsat.
Mandati I tij do të jetë deri në vitin 2021, deri në zhvillimin e Kuvendit të rregullt të FFM-së.