Lajme

Serbi: Qytetarët e vaksinuar, mund të udhëtojnë drejt Turqisë e Greqisë pa PCR-test

Që nga sot në mesnatë, qytetarët serbë të cilët janë vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Turqisë dhe Greqisë pa patur nevojë që të paraqesin tests PCR dhe nuk do të jenë të obliguar që ti nënshtrohen karantinës.

Në takimin e ministrave të jashtëm të Serbisë dhe Turqisë, u dakorduan që qytetarët serbë dhe turq të mund të udhëtojnë midis këtyre dy vendeve pa PCR test ose karantinë të detyrueshme, nëse natyrisht ata kanë një certifikatë vaksinimi të lëshuar nga autoritetet kompetente.

Për ata që duan të shkojnë në Turqi dhe nuk kanë marrë vaksinën, testi PCR do të jetë ende i detyrueshëm.

Marrëveshja midis Serbisë dhe Turqisë, ndër të tjera, nënkupton që fëmijët nën moshën 18 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar, mund të udhëtojnë pa test dhe karantinë, të shoqëruar nga anëtarët e familjes që kanë certifikatë vaksinimi. Serbia dhe Turqia gjithashtu do të njohin reciprokisht certifikatat e imunitetit, të cilat do të lëshohen nga autoritetet kompetente për ata që kanë kaluar COVID-19.

Marrëveshje të ngjashme Serbia deri në fund të prillit ka edhe me Hungarinë, ndërsa në 4 vendet e rajonit, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedonin e Veriut dhe Mal të Zi, ka kohë që është e mundur të shkohet pa PCR test dhe karantinë.

Rregulla të njeta nga mesnata për qytetarët e sërbisë vlejnë edhe për udhëtimet drejt Greqisë.