Lajme

“Non-paperi” e bën Kishën Ortodokse Serbe shtet brenda Kosovës, thonë ekspertët

Propozimet që u bëheshin udhëheqësve serbë nga vetë serbët, një vit më parë, në prillin e sivjetmë janë duke qarkulluar nëpër zyra diplomatike të Evropës. Në “non-paperin” që e publikoi “Koha Ditore” në fillim të javës, propozohet një shtresë e mëtejme e autoritetit të pavarur për Kishën Ortodokse Serbe në kuadër të “zgjidhjeve” që jep për marrëveshjen përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Për ekspertët e trashëgimisë kulturore, ligjeve e konventave ndërkombëtare dhe politikave rajonale, ky është veç një tjetër rast nëpërmjet të cilit Serbia synon njëfarë shteti serb brenda zonave të veçanta të mbrojtura