Thuhet se Rita Ora është bashkë me regjisorin e famshëm Taika Waititi
Fansat e Rita Orës janë të bindur se këngëtarja ka nisur një romancë të re me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, pasi ajo publikoi më herët një foto përkrah tij. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshr gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.
Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se dy yjet ‘janë bashkë për më shumë se një muaj’ ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney duke xhiruar The Voice.
Rita dhe 45-vjeçari nuk kanë fshehur se janë së bashku në mesin e miqve të tyre të famshëm dhe gjërat mund të bëhen serioze”, sipas “The Sun”.
“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbanin gjërat private”. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, u shpreh një burim.
Më herët një dëgjues i podcastit “Who? Weekly”, i ka hedhur benzinë zjarrit pasi tha se kishte parë Ritën dhe Taika-n të shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin në një restorant. Gjithashtu Rita është fotografuar në një jaht privat në Sidnej me regjisorin, aktorin Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Demon. Megjithatë thuhet se Rita mund të ketë edhe një rol në filmin e ardhshëm të Taika-s ndaj ata të dy mund të jenë afruar kaq shumë me njëri-tjetrin.
Rita Ora vetëm muaj më parë i dha fund ldihjes me Romain Gavras. Përfaqësues të këtij të fundit konfirmuan lajmin për mediat, teksa bënë të ditur se dyshja kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin.