Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri/ PS kryeson në 9 qarqe, 48.92% në rang kombëtar! Mbyllet numërimi në disa bashki

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin.

Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me  283,814, e pasuar nga PD-AN me 225,858 vota. LSI deri më tani ka marrë 40,633 vota, kurse PSD 12,426. Nisma Thurje deri më tani ka 3,573 vota, kurse Lëvizja Vetëvendosje me në krye Boiken Abazin 2,340 vota.

Deri më tani PS kryeson në 9 qarqe, madje ka arritur të jetë e para edhe në Dibër, qark me përfaqësues kryesisht demokratë.

Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 2025.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Kryekomisioneri IIlirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, nërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër

Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 20,005, PS ka 13,648, LSI ka 4,149 dhe PSD 6,380. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 4 mandate, PD 5 dhe LSI e PSD me nja 1.

Lezhë

Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 10,804 vota, PS 9,640, LSI 1,924 dhe NTH 208 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.

Kukës

Në qarkun e Kukësit PD ka 17,117 vota e ndjekur nga PS me 9,581 vota. LSI 41 ka vota dhe ADR 185 vota, PSD 116. Deri tani PD ka arritur të marrë 2 dhe PS 1 mandat.

Dibër

Në qarkun e Dibrës PS ka përmbysur rezultatin me 13,960 vota, PD 13,615 vota, LSI 2,247 vota dhe PAV 276 vota. Deri tani PS ka arritur të marrë 3 mandate, kurse PD 2 mandat.

Durrës

Në Durrës deri tani PS kryeson me 15,807 vota e ndjekur nga PD me 11,792 vota. LSI ka siguruar 1,909 vota dhe PLDSH 128 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në Durrës, ndërsa pasohet nga PD me 6.

Tiranë

Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 64,589 vota. PD ka 51,085 vota, LSI 7,865 vota dhe PSD 3,925 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.

Elbasan

Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 44,585 vota e ndjekur nga PD me 29,019 vota dhe LSI me 3,906 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 869 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Elbasan, kurse PD 5.

Fier

Numërimi në qarkun Fier PS 40,523 vota, PD 28,599 vota, LSI 5,535 dhe PLDSH 524 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.

Berat

Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 13,954 vota e ndjekur nga PD me 7,096 vota dhe LSI me 3,552 vota. Ndërkohë PSD ka 128 vota. PS ka arritur të marrë 4 mandate në Berat, kurse PD 2 dhe LSI 1.

Korçë

Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 23,896 vota e ndjekur nga PD me 20,564 vota dhe LSI me 3,758 vota. Ndërkohë PSD ka 974 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.

Vlorë

Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 28,154 vota e ndjekur nga PD me 15,879 vota dhe LSI me 3,298 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.

Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 14,800 vota, PD 7,675 vota, LSI 3,612 vota dhe PSD-ja 316 vota. Në Gjirokastër PS kryeson me 3 mandate, kurse PD vetëm 1.