Bota

Kovid19, Gjermania rikthen sërish bllokimin kombëtar

Gjermania rikthen sërish bllokimin kombëtar, pas miratimit të legjislacionit që forcon kompetencat e kancelares, Angela Merkel, në mënyrë që të jetë në gjendje të përballet me pandeminë e koronavirusit.

Në një kohë kur shumë vende, të tilla si Italia, Belgjika dhe Zvicra, po planifikojnë të lehtësojnë kufizimet, ‘ekonomia e parë e Evropës’ po shkon kundër rrjedhës duke aktivizuar sërish masa më të rrepta.

Projekt-ligji u miratua nga Bundestagu këtë javë pavarësisht reagimeve nga mijëra kritikë, të cilët dolën në rrugë në Gjermani. Në thelb projekt-ligji përqendrohet në procesin e vendimmarrjes dhe zbatimit për të adresuar pandeminë covid-19 nga shtetet tek qeveria federale.

“Është e vështirë, rëndon mbi të gjithë ne, por është e nevojshme për një kohë të jemi me kufizime”, tha Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spann, ndërsa shtoi: “qëllimi është që të ‘thyejmë’ valën e tretë të virusit dhe pastaj të hapemi gradualisht me përdorimin e masiv të testeve”.