Lajme

Serbia shteti i parë që nënshkruan marrveshje me vaksinën amerikane Moderna

Serbia, shteti lider në Ballkan për procesin e imunizimit të popullatës, e cila që prej fillimit firmosi marrëveshje me kompanitë farmaceutike njoftoi se mbylli një tjetër kontratë të vlefshme.

 Presidenti serb Vuçiç njoftoi arritjen e dakordësisë me amerikanen Moderna dhe se vaksinat e saj do të dorëzohen para tetorit. Kjo e bën Serbinë edhe një prej vendeve të para në Europë që merr dozat e kësaj kompanie.

“Duhet të duroni kritika të ashpra kur bëni diçka dhe unë jam krenar që jam pjesë e një ekipi që bëri diçka. Ne bëmë punën tonë dhe morëm më shumë vaksina se të tjerët”, tha Vuçiç.

Në Serbi qytetarët e zgjedhin vetë nëse duan të vaksinohen me Pfizer, Astrazeneca, Sinopharm apo Sputnik.