Gjermania do të blejë 30 milionë doza të vaksinës ruse
Gjermania ka rënë dakord të blejë 30 milionë doza të vaksinës Sputnik V të Rusisë, sipas ministër-presidentit të Saksonisë. Michael Kretschmer e bëri njoftimin në një cicërimë në Twitter të enjten, duke thënë se blerjet do të ndahen në tri grupe, me 10 milionë doza midis qershorit, korrikut dhe gushtit.
Kjo do të jetë në pritje të miratimit të vaksinës ruse nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila Kretschmer tha se ai shpreson të ndodhë deri në muajin e ardhshëm.
Vaksina Sputnik V e Rusisë aktualisht është e regjistruar në 61 vende, por nuk ka marrë ende dritën jeshile nga EMA, shkruan Euronews, përcjell albinfo.ch.